Nagavci: Qeveria teknike, pa VV-në, nënkupton se Thaçi do jetë edhe kryeministër


Arbërie Nagavci, nënkryetare e Kuvendit, në Interaktiv të KTV-së ka thënë se nëse krijohet një qeveri teknike, pa Vetëvendosjen, atëherë është i qartë se presidenti Thaçi do të jetë edhe kryeministër i vendit.

Nagavci ka thënë se ka përfunduar ajo kohë kur ministrat janë të gjithëfuqishëm dhe askush s’mund të veprojë kundër tyre, derisa thekson se kritikat kur janë konstruktive janë të mirëseardhura.

Ajo shton se nuk ka hatërmbetje me askënd dhe asgjë personale.

Sipas ka plot gjëra për të cilat Qeveria Kurti, tani, dhe në të ardhmen do të mund të kritikohej.

“Në situatë çfarë jemi tani, vëmendja duhet të jetë maksimale dhe të fokusohemi cila do të ishte zgjidhja më e mirë për këtë pandemi. Ka plot gjëra për të cilat do të mund të na kritikonin”, ka thënë Nagavci.

Ajo thotë se sot është takuar me Osmanin, por që nuk kanë diskutuar mbi shkarkimin e Agim Veliut.

“Nuk e kemi diskutuar shkarkimin, dhe shkurt kemi diskutuar se a ka ardhur dekreti, dhe deri në ora 16:00 dekreti s’ka ardhur. Shpresoj dhe dua të besoj që në LDK ka deputetë të tjerë që nuk do ta lënë vendin pa qeveri në kohë të kësaj pandemie. Besojmë se jemi në një situatë ku do të përballemi me sfida edhe më të mëdha, kjo për shkak se ka pasur një stërkeqje në qeverisje. Gjithë ato fjalë që i kemi thënë presim që do të na bëjnë përgjegjës. E rëndësishme është që të mos marrim vendime as për shantazhe, as për t’ia bërë qejfin dikujt”, ka thënë Nagavci.

Ajo thotë se Vetëvendosje nuk do të hyjë në Qeveri teknike, e se në një të tillë Thaçi do të ishte edhe kryeministër.

“Nëse LDK-ja e sjell mocionin atëherë skenari është i qartë. Nëse krijohet një qeveri teknike, pa VV-bë, atëherë është i qartë se presidenti Thaçi do të jetë edhe kryeministër i vendit. Shpresoj se nuk do të bëjnë gabime të tilla. Nuk mund të fshehën përfundimisht duke thënë se ne jemi antiamerikan. Jemi të vetëdijshëm për bashkëpunimin me partnerët tanë ndërkombëtarë. Dhe sikur kjo kërkesë e LDK-së të ishte e sinqertë atëherë do ta diskutonin në kabinetin qeveritar”, u shpreh ajo.

Ajo shpreson që një gjë e tillë të mos ndodhë.

Baby Boo