Taravari: Mërgimtarët ankohen që shumë material s’janë në gjuhën shqipe


Arben Taravari thotë se edhe pse të gjithë duhet të qëndrojmë të bashkuar përball kësaj sfide që vlen për të gjithë, materialet dhe konferencat duhet të jenë edhe në gjuhën shqipe. Sipas tij, mërgimtarët ankohen, sepse nuk kuptojnë statuset apo konferencat e disa ministrave. Sipas tij, edhe kur materialet e Qeverisë apo të Ministrisë së Shëndetësisë janë edhe në Gjuhën Shqipe, të njëjtat janë të përkthyera në mënyrë skandaloze. Ai shton se kësaj situate nuk tenton t’i japë ngjyra politike, por se ankesat u drejtohen institucioneve në fjalë.

Baby Boo