Taravari dhe Rashidi, kërkuan nga përfaqësuesit e BE, që sa më shpejtë të fillojnë negociatat për anëtarësim në BE

Sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari dhe deputeti i ASH-së Syrija Rashidi, zhvilluan takim me zyrtar të lartë të BE-së, që ishin pjesë e delegacionit monitorues të Kuvendit Parlamentar të Këshillit Evropian. Në këtë takim Taravari dhe deputeti Rashidi, njoftuan delegacionin e Këshillit Evropian për ngjarjet aktuale politike, për nënshkrimin e marrëveshjes për zgjedhjen e kontestit të emrit të Maqedonisë me Greqinë, duke e vlerësuar si një moment të rëndësishëm për hapjen e procesit të integrimit te Maqedonisë në BE dhe NATO.

Baby Boo

Taravari, ka informuar anëtarët e delegacionit të Këshillit të BE-së, se si subjekt politik Aleanca për Shqiptarët ka dhënë vlerësim pozitiv për arritjen e kësaj marrëveshje, pasi ky problem, që ka zgjatur me decenie i jep fund bllokadave të ndryshme që kanë penguar Maqedoninë të bëhet pjesë e strukturave Euro-Atlantike.
Ndërkaq, sa i përket çështjes së vetë emrit të ri, Aleanca për Shqiptarët, ka vlerësuar se emërtimi i ri Republika Maqedonisë së Veriut është një emërtim më i përafërt me karakterin multi-etnik të vendit dhe si i tillë është i pranueshëm edhe për Aleancën për Shqiptarët.

Prandaj, ASH nëpërmjet deputetëve të saj, do ta mbështet në Kuvend të RM-së ratifikimin e marrëveshjes si dhe përkrahjen dhe votimin pro kësaj marrëveshje në rast referendumi.

Përveç tjerash, sekretari Taravari dhe deputeti Rashidi kërkuan nga delegacioni i BE-së që të ndikojnë pozitivisht në përcaktimin e datës për fillimin e negociatave të Maqedonisë me BE-në, sepse integrimi në strukturat euroatlantike, është përcaktim i qytetarëve të Maqedonisë dhe do hapte një kapitull të ri zhvillimor dhe demokratik, duke e rregulluar mirëqenien ekomomike te qytetarëve të saj.

Restorant Lumare