Nga 1 mije deri ne 5 mije dollarë në muaj/ Të rinjtë në Korçë zbulojnë shumat marramendëse që fitojnë me punën online

Disa të rinj në Korçë, të cilët janë vetëpunësuar në tregun online kanë zbuluar të ardhurat që nxjerrin duke punuar nga platforma të ndryshme online kryesisht ne platformen Fiverr.

Baby Boo

Kryeministri Edi Rama ka treguar se “janë disa nga mbi 100 të rinj e të reja që nxjerrin të ardhura shumë më të mira për veten e tyre, se sa po ta kërkonin punën në vende të tjera, qoftë edhe jashtë shtetit.”

Elsa Hysi, e cila punon si social media manager tha: “Fiverr është një aplikacion ku mund të regjistrohesh dhe bën ato punë që mund të bësh më mirë. Përshembull mund të jesh një dizenjator shumë i mirë, mund të jesh një njeri që punon me teknologjinë dhe websitet. Unë personalisht jam social media manager, menaxhoj kompanitë nga e gjithë bota, të cilat kanë ushqime, veshje. Arsyeja përse jam këtu do të thotë që fitoj shumë, po e zë më minimalen 1000 dollarë në muaj.”

Ndërsa Johan Nasto u shpreh se të ardhurat e tij janë shumë të larta falë punës që realizon online.

“Pikat e mira më të mira janë programimi dhe dizajni. Të gjitha këto objektiva, i kam arritur me të ardhura shumë të mëdha nga 3000, 3100 dollarë për një punë. Nëse i mbledhim këto, mbase dhe të lodhemi më shumë, nëse më kalon një punë nga 2 orë në 7-8 orë në ditë, kalon një punë me turne dhe shkon në…

Deri në 4-5 mijë euro ne Fiverr?

Jo deri në, por baraz me infinit sepse nuk e di sa mendja jote ka.”

Restorant Lumare