Taravari: “BDI-ja dështoi, assesi të qëllojë datën e negociatave”


Sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari nëpërmes një statusi në “Facebook”, i ka reaguar Bashkimit Demokratik për Integrim për mos marrjen e datës për fillimin e negociatave me BE-në.
Taravari ka thënë se BDI-ja vazhdimisht po ja huq dhe assesi nuk po ja qëllon edhe pas kaq vitesh datën për fillimin e negociatave.

“Nuk po e qëllon BDI-ja që nuk po e qëllon dot këtë datën e negociatave… prapë… pas kaq vitesh… prapë dështoi!”, shkroi Taravari.
Postimit te tij, Taravari i’a ka bashkangjitur edhe një videoje në të cilën zv.kryeministri aktual Artan Grubi, vite me pare deklaronte se vendi do merr datë në qershor.

Baby Boo