Policia Financiare: Prezantuesja Lilla Filipovska nuk ka paguar tatim për 260.000 euro


Policia Financiare ka dorëzuar padi penale deri te Prokuroria Publike kundër prezantueses Lilla Filipovska për fshehje të tatimit. Filipovska ngarkohet se në periudhën prej 21.06.2017-të deri më 07.07.2017, llogarinë personale bankare tre herë ka marrë mjete në para me vlerë të përgjithshme prej 16.095.600 denarë (260.000 euro).

Paratë janë paguar nga Shoqëria për Ndërtim dhe Inxhinieri “Dan Mal” Shkup, sipas bazës së nënshkrimit të marrëveshjes për përgatitje të projektit për asociacionin internacion për mbrojtje të të drejtave të njeriut.

“Paratë që janë paraqitur se janë realizuar si të ardhura, i ka tërhequr të gjitha të gatshme për veten e saj, pa i paraqitur në fletëparaqitjen vjetore për vitin 2017-të deri te Drejtoria e të Ardhurave Publike. Nuk ka llogaritur dhe nuk ka paguar tatim personal të të ardhurave në lartësi prej 1.788.398 denarë (29.000 euro), për të cilën vlerë e ka dëmtuar Buxhetin e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në kumtesën e Policisë Financiare.

Padia penale vjen pasi që deri tek ata është dorëzuar paraqitje nga Shoqëria për Ndërtim dhe Inxhinieri “Dan Mak” Shkup dhe personat E.N. dhe D.N. Pronarëve të ndërmarrjes Filipovska u ka premtuar se me kontributin në projektin për asociacionin internacional për mbrojtje të të drejtave të njeriut, do t’u sigurojë donacione prej 3.5 milionë euro./Portalb

Baby Boo