Tayna në plazhet e Amerikës me deputetin kosovar


Tayna është një repere e njohur shqiptare që brenda një kohe shumë të shkurtër arriti të futet fuqishëm në tregun muzikor dhe është tepër e preferuar sidomos nga të rinjtë.

Ajo po qëndron aktualisht në Amerikë teksa po shpërndan imazhe të ndryshme nga vendet që po i viziton.
Së fundmi ajo ndau një foto në plazh ku vërehet që është nën shoqërinë e deputetit Daut Haradinaj bashkë me bashkëshorten e tij, Lola Haradinaj.

Duke qenë nën ritmet e këngës “Qe qe” duket se ata po kalojnë momente të bukura së bashku.

Baby Boo