Tani për tani mandatet mbeten të njejta, partitë kanë të drejtë të ank*ohen në Gjykatën administrative për an*kesat e hedhura poshtë nga KSHZ-ja


Në mbledhje treorëshe, unanimisht anëtarët e Komisionit shtetëror zgjedhor mbrëmë i hodhi poshtë të gjitha 2.142 ank*esat e parashtruara nga partitë politike për Zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Vlerësim i anëtarëve të KSHZ-së ishte se ank*esat janë pa dëshmi, ndërkaq një pjesë e madhe e atyre që ishin parashtruar nga E Majta nuk kishin as nënshkrim nga përfaqësuesi i autorizuar. Për kërkesat për numërim me dorë të fletëvotimeve, anëtarët e KSHZ-së thanë se me dekada mbrapa ato numërohen me dorë dhe tregohen publikisht para anëtarëve të këshillave zgjedhorë, ndërkaq plotësisht potencuan se nga disa herë janë kontrolluar procesverbalet nga të gjitha 3.480 vendvotimet dhe 80 komisionet komunale zgjedhore, ku nuk ka vërejtje për bazat e an*kesave.

Baby Boo