Talibanët ndalojnë vaksinën në Afganistan, për një arsye që do ju lë pa fjalë


Sikur të mos mjaftonte kaosi i krijuar nga marrja e pushtetit nga ana e talibanëve, Afganistani rre*zikon të gjendet përballë një tjetër pl*age: ajo e Covid. Euronews shkruan se talibanët kanë ndaluar vaksinimin në disa zona dhe tashmë mund ta shpallin të paligjshëm në të gjithë vendin, me pretendimin se nuk e lejon Kurani.

“Doja të bëja një test PCR sepse kisha dhimbje të fytit, ethe dhe të dridhura,” thotë një burrë. “Por talibanët kanë mbyllur të gjitha qendrat mjekësore dhe i përdorin ato vetëm për ushtarët e tyre. Mjekimi dhe sektori shëndetësor ‘vd*iq’ pasi mbërritën ata në pushtet. Kjo është me të vërtetë e rre*zikshme për të tjerët. Ne duhet garanci për shëndetin tonë dhe të familjes sonë. Njerëzit kanë më shumë frikë nga talibanët sesa nga virusi. Ky është një rre*zik i madh. Raste ka shumë dhe nuk ka kontroll”, -shpjegon një tjetër.
Ish-kreu i Shëndetit Publik afgan u shpreh se pa ndihmën e qeverive dhe organizatave ndërkombëtare, situata mund të transformohet në një ka*tastrofë humanitare.

Dhe problemi do të arrinte deri në perëndim ku pritet një valë emigrantësh afganë që largohen nga vendi i tyre. Dhe në të kaluarën, talibanët e kanë shprehur hapur refuzimin e vaksinave, përfshirë atë kundër poliomelitit. Në këtë refuzim ka dhe arsye fetare: në shumë vaksina, në fakt, përdoren përbërës që vijnë nga derri, që është i ndaluar me Kuran. Ndërkohë kompanitë prodhuese të vaksinave këmbëngulin prej kohësh se ka vaksina kundër Covid që nuk kanë përbërës të tillë.

Baby Boo