“Rr*ahja e të birit të Rashiq është mesazh nga Vuçiqi për të gjithë serbët që duan ta pranojnë realitetin në Kosovë”


Analisti politik, Fitim Salihu, ka reaguar pas rra*hjes së të birit të diplomatit serb në Kosovë, Nenad Rashiq.

Salihu, me anë të ‘Twitter’-it, ka thënë se një veprim i këtillë është mesazh nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të gjithë ata serbët në Kosovë që duan ta pranojnë realitetin politik.
“Ky është mesazhi i Vuçiqit për të gjithë serbët që duan të pranojnë realitetin politik në Kosovë. Shteti i cili ka vr*arë dhe rra*hur shqiptarë për dekada me radhë, po ua bën të njëjtën serbëve që mendojnë ndryshe”, ka shkruar Salihu.

Sipas informacioneve të para, i biri i diplomatit serb në Kosovë është su*lmuar nga një grup personash, të cilët thuhet se kanë pasur me vete edhe mjete të forta.

Nga policia kanë bërë të ditur se kanë arres*tuar tetë persona të dy*shuar për rra*hjen e të birit të Rashiq.
“Lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacion policor 8 persona të dyshuar (prej tyre një i mitur)”, ka thënë në një komunikatë zëdhënësja e rajonit të Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Baby Boo