Talat Xhaferi nis seancën e Kuvendit në gjuhën shqipe


Kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, seancën e sotme e filloi në duke folur në shqip, çka edhe zyrtarisht vuri në zbatim përdorimin e gjuhës shqipe në përputhje me ligjin që pak ditë më parë u publikua në Gazetën Zyrtare.

Menjëherë pasi lexoi emrat e deputetëve të cilët kanë arsyetuar mungesën e tyre në seancë, reagoi për procedurë koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, i cili akuzoi Xhaferin se këtë e ka bërë për marketing politik në prag të zgjedhjeve presidenciale, pasi siç tha, sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, gjuha e vetme në përdorim është maqedonishtja.

Në kundërpërgjigjen e tij, kryeparlamentari Xhaferi tha se ligji për përdorimin e gjuhëve i mundëson atij të flasë edhe në shqip.

“Mjaft durova një vit nga votimi i ligjit që të mos kryesoj seancat në gjuhën shqipe”, tha ai duke shtuar se nuk shkelte as ligjet dhe as kushtetutën.

Paraprakisht, në takimin e rregullt me gazetarët, i pyetur për tabelën para godinës së parlamentit, Xhaferi tha se mbishkrimi në shqip do të vendoset atëherë kur dhe zyrtarisht do të vihet në përdorim emri i ri i shtetit.

Baby Boo