Taksistët legal me tabela të verdha, Bekteshi paralajmëroi masa për taksistët


 

 

 

Taksistët legal do të pajisen me tabela të verdha. E për këtë ata do të duhet të plotësojnë disa kushte. Të kenë licencë, të paguajnë tatim dhe të japin fiskale.

Kjo është njëra ndër masat që u miratua mbrëmë nga Qeveria me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, për të luftuar konkurrencën ilegale të taksistëve. Bekteshi tha se me miratimin e kësaj mase përmbushet edhe një premtim i Qeverise.

“Pikërisht, qëllimi i vendosjes së tabelave të verdha është qytetarët vet të shohin se cili taksist i plotëson të gjitha kushtet. Cili taksist, punon dhe vepron në bazë të ligjeve dhe e ka licencën për kryerjen e asaj veprimtarie. Por njëkohësisht do të lehtësohet edhe puna e inspektorëve se vetëm në atë mënyrë edhe ata munden më lehtë t’i identifikojnë taksistët ilegal”, deklaroi ministri, Kreshnik Bekteshi.

Për këtë propozim shprehen skeptik disa nga taksistët të cilët i pyeti TV21.

“Si masë është e mirë vetëm nëse punohet. Ne me çfarë pune të merremi, më kanë ngelur edhe tetë muaj deri në pension kam dhënë 13 mijë denarë për vazhdimin e licencës. Gjysma e taksive janë ilegal, ku janë inspektorët. Punojnë ndonjë gjë ose jo. Ndodh që edhe ata që kanë licenca 20 vite të mos paguajnë asgjë. Firma ekziston, ata nuk paguajnë asgjë 20 vite dhe në fund marrin licenca. Si mundet ashtu unë nuk mund ta kuptoj”, tha një taksist.

“Mendoj që nuk do të sjellë asnjë ndryshim, njëjtë si ka qenë deri më tani. Të gjithë jemi të shënuar, ajo është e mjaftueshme, por edhe ata që kanë licencë edhe ata që nuk kanë të gjithë tashmë janë bërë verdh e bardh. Ajo nuk është në rregull, do duhej që verdh e bardhët të jenë vetëm ata që janë të licencuar. E ata që nuk kanë licencë të mos mund të na i marrin ngjyrat”, shtoi një tjetër taksist.

“Nuk besoj që do të sjellë ndonjë ndryshim”, pohoi një taksist.

Përpos masës për taksistët, Bekteshi paralajmëroi edhe subvencionim nga ana e Ministrisë për blerjen e veturave të reja dhe subvencionim për ndryshimi të derivateve. Bekteshi njoftoi se është paraparë edhe vendosja e afisheve ekologjike në vetura.

Baby Boo