Gjykata jep vendimin: Fredi Beleri dënohet 2 vite burg


Gjykata e Posaçme ka dhënë verdiktin e saj për kryebashkiakun e Himarës, Fredi Beleri.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për Balkanweb se GJKKO ka dënuar me 2 vite burg Belerin.

Ndërsa, GJKKO ka dënuar 1 vit e 6 muaj burg Pandeli Kokaveshin, por dënimi me burg për të është pezulluar dhe do të qëndrojë 3 vite në shërbim prove. Dënimi alternativ për Kokaveshin u vendos, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Mbështetësit e Belerit, pas vendimit të gjykatës kanë thirrur në kor “Turp”. GJKKO kishte kërkuar 2 vite e 6 muaj burg për Belerin.

Baby Boo