“Taksiratli”: Pronarit të një Golfi në Lipjan, i bie shtylla elektrike mbi veturë


Pronari i një veture Volkswagen Golf e ka pësuar në Lipjan, pasi mbi këtë veturë ka rënë një shtyllë elektrike e drurit. Në bazë të fotografisë shihet se dëmet nuk janë të mëdha dhe mësohet se nuk është lënduar askush nga ky rast, shkruan Gazeta Metro.

Në mëngjesin e sotëm pronari i një veture në Lipjan, nuk e gjeti veturën ashtu siç e kishte parkuar.
Mbi veturën e tij Volkswagen Golf, kishte rënë një shtyllë elektrike e drurit dhe i ka dëmtuar pjesën e përparme të saj.

Kjo shtyllë mund të ketë rënë nga moti i ligë që ka qenë gjatë natës, ku edhe ka pasur reshje e erëra të forta.
Nga kjo ngjarje mësohet se nuk është lënduar askush dhe dëmet materiale nuk janë shumë të mëdha.

Më poshtë keni fotografinë nga Lipjani.

Baby Boo