Erdogan: ‘Me lejen e Allahut do ta kapërcejmë këtë çështjen e Koronavirusit, Turqia pezullon të gjitha fluturimet!

Turkish President Recep Tayyip Erdogan addresses a meeting of provincial election officials at the headquarters of his ruling Justice and Development (AK) Party in Ankara on January 29, 2019. (Photo by Adem ALTAN / AFP) (Photo credit should read ADEM ALTAN/AFP/Getty Images)

Teksa regjistrohen 5698 të infektuar dhe 92 viktima, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan vendosi që të pezullojë të gjitha fluturimet, në mënyrë që të parandalohet përhapja e koronavirusit.

“Nëse i marrim të gjitha këto masa paraprake, me lejen e Allahut besojmë se do ta kapërcejmë këtë çështje”, tha presidenti turk, duke i bërë thirrje popullit të ruajë qetësinë dhe të mos pushtohet nga frika.

Nga ana tjetër, sa i takon transportit të brendshëm, Erdogan tha se udhëtimet brenda qyteteve do të bëhen vetëm me lejen e policisë. Gjatë këtyre ditëve, Turqia ka vijuar me zbatimin e masave shtrënguese, dezinfektimin e rrugëve, parqeve dhe kufizimin e orarit të lëvizjes./tch/

Baby Boo