Taksa 100%, Serbia ultimatum në CEFTA


Qeveria e Serbisë i ka kërkuar konsultime sekretariatit të CEFTA-s për shkak të taksës nga Kosova. Këtë e ka bërë të ditur kryeministrja, Ana Brnabiç, e cila kishte paralajmëruar padi kundër Kosovës dhe ankesa. Serbia i ka dhënë afat prej 90 ditësh CEFTA-s që të nisë bisedimet.

“Nëse këto konsultime nuk nisin apo problemi nuk zgjidhet 90 ditët e ardhshme, sa është afati kohor, atëherë në do të nisim proces para Gjykatës së Arbitrazhit.”

Serbia kërkon një reagim të shpejtë dhe këtë ankesë ia ka nisur edhe sekretarit të përgjithshëm të OKB-së.

“Serbia do të luftojë me mjete të drejtësisë në bazë të ligjeve ndërkombëtare të luftojmë kundër vendimeve të tilla. Serbia nuk do të bjerë pre e provokimeve dhe nuk do të ketë kundër masa.”

Serbia deri më tani ka alarmuar shtete të ndryshme për taksen e Kosovës, pavarësisht akuzave se Prishtina ka mbështetjen ndërkombëtare.TvKlan

Baby Boo