Reagojnë familjarët: Xhevat Ademi nuk e ka plagosur djalin, është plagosur nga plumb rikoshet


Familjarët e deputetit Xhevat Ademi demantojnë informacionin se ai ka plagosur djalin e vet me armë zjarri.

Në një prononcim për mediat ata konfirmojnë se djali i deputetit Ademi është plagosur sonte, por thonë se rasti ka ndodhur ndryshe.

“Bëhet fjalë për plumb rikoshet (që është kthyer mbrapa) në një dasëm”, sqarojnë familjarët.

Ata njoftojnë gjithashtu se gjendja e dy të plagosurve është e mirë dhe stabile.

“Njëri është në spitalin e Tetovës, e tjetri në Shkup”, kanë njoftuar familjarët e deputetit Ademi.

Baby Boo