“Shullazi” mbetet pa prokuror, s’pranohet ndarja me short


Për të zgjedhur prokurorin që do të paraqesë pretencën për Emiljano Shullazin, sot është organizuar hedhja e një shorti.

Gjatë ditës, drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela mblodhi 19 prokurorët për shortin, por të gjithë e kanë braktisur shortin pasi, sipas tyre, konsiderojnë të paligjshëm shortimin.

Deri në ndërhyrjen e kryeprokurores Arta Marku, dosja e Shullazit ngelet pa prokuror.

Përfaqësuesit e akuzës nuk kanë pranuar që kjo dosje të shortohet pasi sipas tyre ajo e ka aktualisht një prokuror që është marrë me hetimet që në nisje të tyre, i cili është ish kreu i Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj.

Në takim ata kanë pretenduar se shorti për këtë dosje është i paligjshmëm ndërsa nuk bëhet fjalë sipas tyre për frikë në hetimin e çështjes, pasi kanë qënë ata që edhe më parë kanë kerkuar dënim për Shullazin.

Në këto kushte Prela është detyruar të ndërpresë mbledhjen duke mos hedhur në short asnjë prej dosjeve të prokurit Nakuçi. Prej disa javësh Gjykata e Krimeve të Rënda është në pritje që prokuroria të japë konkluzuionet përfundimtare për të pandehurit e akuzuar si pjese e grupit të strukturuar kriminal ku bënte pjesë edhe Emiljano Shullazi. Për disa seanca shkak për shtyrje janë bërë mungesa e prokurorit Endet Nakuçi, i cili ka paraqitur raport mjeksor ndërsa prokurorja tjetër e çështjes Elisabeta Imeraj është komanduar ne krye të prokurorisë së Tiranës. Seanca e radhes është lënë për tu zhvilluar në 25 shtator.

Pak ditë më parë ish-ambasadori Donald Lu u shpreh se ishte i skandalizuar për fakti se Shullazi ka kërcënuar gjykatës dhe prokurorë, aq sa prokurorët as nuk shkojnë në gjyq.

19 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)

Baby Boo