Bu*rgim i përjetshëm për “Kasapin e Bosnjës”


Ish-gjenerali i ushtrisë së Republika Srpskas, Ratko Mlladiq, është dë*nuar me bu*rgim të përjetshëm nga Tribunali i Hagës për gje*nocid, kr*ime lu*fte dhe kr*ime kundër njerëzimit ndaj popullatës jo serbe në lu*ftën e Bosnjës.
Këtë ia kanë konfirmuar përfaqësuesit e vi*ktimave për televizionin H1 të Sarajevës.
Gjykata e Apelit ka refuzuar të gjitha ankesat e mbrojtjes së Mlladiqit.
Kryetarja e trupit gjykues, Prisca Matimba Nyambe, deklaroi konstatimin e Dhomës së Apelit se Mlladiq nuk ka mundur ta hedhë poshtë përfshirjen e tij në kr.ime.

“Dhoma e Apelit konstaton se Mlladiq dështoi ta hedhë poshtë përfshirjen e tij në një ndërmarrje të përbashkët kr*iminale për të kryer gje*nocid, vr*asje dhe persekutim”, tha kryetarja e Matimba Nyambe.
Dhoma e Apelit po ashtu hodhi poshtë të gjitha ankesat e avokatëve të kr*iminelit Mlladiq në lidhje me të drejtën e ish-gjeneralit serb për një gjykim të drejtë. Sipas kryetares së trupit gjykues, Dhoma e Apelit është e mendimit se të drejtat e tij nuk janë shkelur.

“Z. Mlladiq ka kontribuar në arritjen e qëllimit dhe ka punuar në bazë të tij. Ai ka kontribuar në gje*nocidin dhe vr*asjen e muslimanëve boshnjakë”, tha kryetarja e trupit gjykues.
Siç deklaroi ajo më tej, Mlladiq nuk ofroi prova se vik.timat civile kishin mundësi që të largoheshin nga shtëpitë e tyre.
Dhoma e Apelit konstaton se Mlladiq dështoi t’i hedhë poshtë provat në lidhje me këtë ak*uzë dhe gjithashtu e ak*uzon atë për kufizimin e shpërndarjes së ndihmës humanitare.

“Dhoma e Apelit konkludon se ai nuk i kundërshtoi provat dhe se zhvendosja e grave dhe burrave të moshuar ishte e detyruar”, u shpreh Matimba Nyambe.
Ajo tha se Dhoma e Apelit është e kënaqur që ka arritur të konfirmojë se Mlladiq ka qenë fajtor për gje.nocid, kr*ime kundër njerëzimit, pe*ngmarrje, përndjekje dhe shkelje të ligjeve të lu.ftës.
“Ai kontribuoi në një ndërmarrje gjithëpërfshirëse kr.iminale dhe ndau qëllimet e tij”, tha kryegjykatësja.
Siç tha ajo, Mlladiq dështoi të provonte se gjykata e shkallës së parë – e cila e dë*noi me bu*rgim të përjetshëm – gaboi në ndonjë rast.

Baby Boo