Takimi ministror në Beograd, OEMVP kërkon që Kosova të rishikojë vendimin


Në vend se nga katër maune në ditë, Maqedonia prej 18 korrikut pothuajse aspak nuk eksporton fruta dhe perime në Kosovë, e gjithë kjo bllokadë vjen si pasojë e rritjes prej 30 për qind të doganës për prodhimet bujqësore.
Takim i përbashkët i ministrave të ekonomisë nga rajoni, i dakorduar për nesër në Beograd, nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore theksojnë se është si rezultat i urgjencës së çështjes që ka marrë situata aktuale, kurse nga atje pritet të jepet apel për tërheqjen e menjëhershme të kësaj mase.
“Vlerësimi yni është se këtë takim do të diskutohen mundësitë se si të tejkalohet kjo çështje dhe me gjasë në fund të ditës ministrat që janë faktikisht anëtarë të CEFTA-s dhe do dalin me qëndrim mbi atë se si duhet të zgjidhet kjo çështje. Fillimisht ata do t’i bëjnë apel qeverisë së Kosovës që ta rishqyrtojë këtë vendim dhe duke pasur parasysh se çështja është urgjente, do të kërkojnë që Qeveria e Kosovës të tërheqë sa më shpejt vendimin në fjalë. Vlerësojmë se ky vendim do të ketë ndikim negativ edhe në ekonominë e Kosovës për faktin se prodhimet bujqësore atje nuk mund realisht të mbulojnë nevojat reale të tregut”,- deklaroi drejtori ekzekutiv i OEMVP-së, Drilon Iseni.
Sipas Odës Ekonomike Veriperëndimore, nëse nuk merren masa për shfuqizimin e kësaj mase, dëmet që mund të shkaktohen në ekonominë e vendit mund të shkojnë deri në 3 milion euro.
Ministri i Bujqësisë, Lupço Nikollovski, dhe ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, të premten do të kenë takim me kolegët kosovarë, ndërsa siç kumtuan, janë në komunikim të vazhdueshëm dhe negociojnë për gjetje të zgjidhjes.
Ministri i bujqësisë, Nikollovski, sot ka njoftuar se Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj po e rishikon masën në fjalë.
Ai nuk përjashton mundësinë e tërheqjes së masës doganore nga pala e Kosovës. Tërheqje të vendimit kanë kërkuar edhe ministritë e Maqedonisë, të ekonomisë dhe të bujqësisë, me shkresa zyrtare deri te CEFTA, BE-ja dhe Qeveria e Kosovës, me ç[rast paralajmëruan që nëse nuk do të ndodhë në afat sa më shkurtë kohor, një nga opsionet do të jetë vendosja e kundërmasave.
Baby Boo