Për hërë të parë kolltuk i rezervuar për zëvendëskyreministër që do ta luftojë korrupsionin


Qeveria për herë të parë caktoi zëvendëskyreministër i cili do të luftojë korrupsionin në vend. Por eksperët thonë se është e pamundur që ta çrrënjosë korrupsionin në vend. Ky është qëndrimi i analistëve të ftuar në emisionin Eu Clik.
“Nuk më bën optimist fakti se është emëruar zëvëndëskyreministër për luftë kundër korrupsionit. Ne kemi komisionin për parandalimin e korrupsionit i cili me ligjin e miratuar vjet iu dha kompetencë mbi 60 përqind mbi bazën e të dhënave me të cilat mund të bëhet vetingu i të gjithë funksionarëve”, deklaroi Xhelal Neziri, analist.

Arben Ratkoceri thotë se është skeptik se do të ketë ndryshime në drejtësi.
“Unë jam shumë skeptik, jam skeptik por do ta shohim se a do të ketë lëvizje në drejtim të drejtësisë. Mund të ketë sikur vitet e kaluara spektakël medial, mirëpo për drejtësi, por drejtësi ashtu siç duhet, korrupsioni dhe drejtësia joselektive, nuk mund të presim shumëçka”, tha Arben Ratkoceri, analist.

Ndërsa, Armend Nuhiu thotë se qytetarët nuk besojnë në gjyqësor dhe drejtësi në vend.

“Pa pasur progres të dukshëm, kur njerzit fillojnë me të vërtetë të ndjejnë se me të vërtetë diçka ndryshon, sepse baza e një shteti është besimi i qytetarit të thjeshtë në gjyqësor. Këtë nuk e kemi”, deklaroi Armend Nuhiu – analist.

E Albert Misliu thotë se janë paralajmëruar kontrolle më të detajuara për të hulumtuar prejardhjen e pasurisë së funksionarëve.

“Nëse politikanët tentojnë tu ikin këtyre temave do të kenë pasoja në ciklin e ardhëshëm zgjedhor. Politikanët janë shumë praktik, mendoj se kjo temë do të jetë prezente edhe do të shohim se sa do të jetë efektive edhe efikase. Nëse nuk është efikase do të kenë pasoja negative”, Alber Musliu – analist.

Analistët janë të mendimit se vendi me marrjen e datës për negociata me Bashkimin Europian me seriozitet më të madh po punon për përmirësimin e gjendjes në gjyqësor dhe luftimin e korrpusionit.

Baby Boo