Takimi me liderin e Koresë së Jugut nxorri bllof Kim Jong-Un, ja për çfarë ka gënjyer deri më sot

Kim Jong-Un pretendon se gjatësia e tij është 170 cm, megjithatë nga fotot e sotme në takimin me liderin e Koresë së Jugut, ai duket se ka gënjyer.

Sigma Doors

Diktatori i Koresë së Veriut, duket të paktën 2-3 cm më i shkurtër se  Moon Jae-In, i cili raportohet të jetë 168 cm.

Fotot e dyshes kur qëndrojnë shumë pranë njëri tjetrit në kufirin e dy shteteve, tregojnë se Kim është më i shkurtër se Presidenti Moon, pavarësisht stilit të tij të flokëve të ngritura lart.


Asnjë nga të dy liderët nuk duket se ka veshur këpucë me taka më të larta se të zakonshmet, pra shihet qartë që Kim Jong Un është më i shkurtër, raporton Daily Mail.

Gjatësia e Kim Jong Un është përqeshur edhe nga Presidenti amerikan Donald Trump gjatë një shkëmbimi fjalësh mes tyre vitin e kaluar.

Në nëntor, Trump shkroi në rrjet social: “Pse Kim Jong duhet të më ofendojë duke më quajtur të vjetër, ndërkohë që unë kurrë nuk e kam quajtur të shëndoshë e të shkurtër atë”./Ballkanweb