Takimi i liderëve, Demiri: Pikënisjet e liderëve të gabuara


Duke komentuar takimin e tretë të liderëve, njohësi i çështjeve politike Alajdin Demiri thekson se edhe tek Zoran Zaev edhe tek Hristijan Mickovski ekzistojnë hendikepe. Zaev sipas tij, ka një hendikep për pyetjen e referendumit me të cilën mundohet të manipulojë, ndërsa hendikepi i Mickovskit është fakti që me çdo kusht kërkon amnesti për të burgosurit e 27 prillit.

Sipas njohësit të çështjeve politike, Alajdin Demiri, takimi i liderëve ka qenë i vështirë për shkak se të njejtit janë në pozita të kundërta dhe se pikënisjet e të dyve liderëve si Zaevit ashtu edhe Mickovskit janë të gabuara.

Lideri ka një hendikep për pyetjen e referendumit për arsye se në vete ngërthen, mundohet të manipulojë disa pyetje, pra, 3 pyetje në një, ndërsa Mickovski ka hendikepin e vet për shkak se me çdo kusht do të rehabilitojë dhe të nxjerrë një amnesti për këta që ndiqen. Kjo është pjesa e dhimbshme për të cilën nuk mund të merren vesht.

Demiri shprehet me ton optimist duke thënë se marrëveshja do të arrihet sepse, siç theksoi, Mickovski nuk mund të pozicionohet kundër referendumit, ndërsa nga ana tjetër Zaevi do të duhet të korrigjojë pyetjen e referendumit.

‘Koha që vjen do të merren vesht për arsye se Mickovski nuk mund të pozicionohet kundër referendumit për arsye se e ç’bën partinë e vet dhe ç’bëhen si politikanë. Ndërsa, Zaevi do të duhet të korrigjojë pyetjen e referendumit dhe të dalë me një referendum. Problemi i emrit, ndryshimi i emrit nuk mund të lidhet me shumë kushte të tjera të cilat i atribuohen. Arsyet qenkan NATO, BE-ja, Greqia etj, jo, ato janë çështje të tjera të cilat s’kanë të bëjnë edhe aq me ndryshimin e emrit.’

Pas takimit të tretë me rradhë të liderëve të partive politike partitë arritën marrëveshje vetëm që përbërja e KSHZ-së të bëhet sipas ligjit aktual me dy të tretat e votave në Kuvend, u pajtuan për kontrollin e financimeve të partive gjatë cikleve zgjedhore por nuk u arrit marrëveshje mes pozitës dhe opozitës për cështjet rreth referendumit.

Baby Boo