Takim i ri për Ballkanin e Hapur, ja çka do të diskutohet


Sot dhe nesër në Tiranë do të mbahet takim i grupeve të punës në kuadër të nismës “Open Balkans”, ku marrin pjesë Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia. Sipas njoftimit të Qeverisë, grupet punuese do të kenë koordinim të detajuar për trajtimin e përbashkët të krizës me mungesën e ushqimit dhe energjisë elektrike, si dhe për rreziqet nga zjarret gjatë verës. Gjithashtu, në rendin e ditës do të jetë edhe heqja e lejeve të punës.

“Në mbledhjen e grupeve të punës do të definohet edhe mënyra e aktivizimit të numrit të identifikimit për qytetarët e Ballkanit të Hapur, si dhe heqja e lejeve të punës”, thonë nga Qeveria.

Delegacioni ynë qeveritar do të kryesohet nga zëvendëskryeministri për çështjet ekonomike, Fatmir Bytyqi, ku do të jenë edhe ministrat e Ekonomisë dhe Shoqërisë informatike dhe administratës, Kreshnik Bekteshi dhe Admirim Aliti, si dhe zëvendësministrat e Financave dhe Bujqësisë, Filip Nikoloski dhe Abdulshyqyr Abedini. Në takimet në Tiranë do të marrin pjesë koordinatorët kombëtarë për Ballkanin e Hapur Marjan Zabërçanec dhe për bashkëpunim rajonal Nola Ismajloska, drejtorët e Qendrës për Menaxhimin e Krizave dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe këshilltarë dhe udhëheqës të sektorëve.

Baby Boo