Takim Ahmeti-Sobotka: Zgjedhjet do të jenë konform standardave evropiane


Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka realizuar sot takim pune me Kryetarin e Kuvendit Austriak, z. Wolfgang Sobotka
Zoti Ahmeti faleminderoi Kryetarin Sobotka per vizitën dhe shprehu mirënjohje për kontributin auatriak ne vendosjen e paqës në Republikën e Maqedonisë së veriut.
Austria ka patur rol të veçantë nëpërmjet të z. Stefan Lehne dhe kane lënë gjurmë të rëndësishme në këtë vend.
Z. Ahmeti theksoi se objektivi i BDI është Bashkimi Evrooian dhe që Austria është perkrahëse e madhe e aspiratave tona.

Ahmeti shprehu bindjen që zgjedhjet do të jenë konform standardave evropiane dhe le të fitojë më i miri të cilin do ta vlerësojnë qytetarët.
Prioritete tona përfshijnë edhe Marrëveshjen e Prespës, Ohrit dhe të fqinjësisë së mirë, vetingun për sundim të mirëfilltë të ligjit dhe luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe vende pune për të gjithë.
Kryetari Sobotka rikonfirmoi përkrahjen e mahe austriake për të ardhmën europiane të vendit tonë.

Baby Boo