Ndërruan jetë gjashtë pacientë me koronavirus në Spitalin e Tetovës

Gjashtë persona kanë vdekur në 24 orët e fundit në Tetovë konfirmuan autoritetet e Spitalit.
Situata me virusin në Tetovë vazhdon të stabilizohet ditëve të fundit me shifra që po ulen ndërkohë që mjekët vazhdojnë me apelet për respektim të masave dhe të vaksinohen masovikisht personat për mbrojtje më të mirë nga virusi.

Baby Boo

Nga Spitali i Tetovës për TetovaSot thonë se të hospitalizuar janë 91 pacientë, 6 persona janë me nga një dozë të vaksinës ndërsa 8 me dy doza.
Pacientë me oksigjen janë 90 ndërsa me respirator 1 pacient, Ambulantë ditore janë 63 pacientë, gjithsejt janë 154 pacientë.

Nga ana tejtër në Tetovë rritet numri i personave që marrin vaksinën dhe vazhdon thirrja nga autoritetet komunale dhe të Spitalit që sa më shumë të vaksinohen. Gjithashtu nga Spitali i Tetovës bëjnë thirrje të vazhdueshme që personat që kanë simptoma të para të paraqiten në Spital për tu shërruar me protokolet e spitalit./