Tahiri ia bën “përhajr” Kurtit rritjen e rrogës


Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, e ka uruar kryeministrin Albin Kurti, i cili përmes ligjit të pagave do t’i ngritet rroga duke iu bërë plotë 1 mijë e 785 euro.

Ai tha se kjo është hera e parë që ndodh kur kunjë kryeministër përmes përcaktimit të pagave në sektorin publik.

Tahiri gjatë seancës së kuvendit u shpreh se shpreson që mos t’iu zvogëlohet paga mujore profesorëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Më lejoni që në emër tuaj bashkërisht t’i urojmë kryeministrit dhe kabinetit qeveritar ngritjen e pagës. është hera e parë që kryeministri me ligj e ngrit pagën që prej përcaktimit të pagë së parë prej kohës së Bajram Rexhepit”, tha ai.

Baby Boo