Tahiri flet për përplasjet me Metën: Shpëtoi nga drejtësia edhe pse doli me bllok në dorë, ja ç’i kam thënë Ramës për të prishur koalicionin


Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, nga ku ka folur edhe presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Ai u pyet se cila ka qenë përplasja e tij me Metën ku u shpreh, se nuk dëshiron të flasë për të. Megjithatë këmbënuljes së gazetarëve ai ju përgjigj se presidenti i shpëtoi drejtësisë edhe pse u kap me bllok në dorë duke folur për “7 përqindësha”.

“Unë nuk jam si ai, i shpëtoi drejtësisë duke ndejtur në sqetullën e Saliut, me ato blloqet dhe 7 përqindëshat.

Kam menduar shumë herët që duhet të ndaheshim në koalicion nga Ilir Meta.

E kam biseduar me Ramën këtë gjë.” tha Tahiri. (TemA)

Baby Boo