Ta rrëqeth shpirtin kjo histori, shqiptarja: Isha shtatzënë 8-mujashe, po ditën e dasmës e humba djalin u bë dasma pa nuse


Një vajzë e re, e quajtur Vasilika ka rrëfyer historinë e saj të dhim bshme, ditën e dasmës, kur ajo mori lajmin e trishtë të humbjes së djalit. Në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, ajo u shfaq me një fustan nusërie që nuk ka mundur dot ta veshë në ditën e rëndësishme të saj, një ditë Gushti në vitin 2013.

Asokohe, vetëm disa muaj më parë Vasilika mori vesh se ishte shtatzënë, në pritje të një djali. Ditën e dasmës, ajo ishte në muajin e tetë të pritjes së ëmbël e teksa kishte mbaruar ritualet e bukurisë përpara veshjes së fustanit të bardhë, pësoi hemor ragji. Menjëherë e dërguan në spitalin e Lushnjes, ku mjekët konstatuan se jeta e saj kërc ënohej.

Vasilika: Sa mbërritëm, panë gjendjen, nuk ishte fare mirë se kisha humbur shumë gja k, bebin e kisha humbur në atë kohë por nuk po më tregonin në ato momente. Gjëja e fundit që mund të bënin ata ishte që do e fusim në sallën e opera cionit, do shpëtojmë jetën e vajzës, do heqim fëmijën dhe mitrën. Shkaktarja ishte halla ime që nuk pranoi.

Ardit Gjebrea: Për mirë?

Vasilika: Për mirë. Tha “jo unë nuk e lë vajzën këtu, do ta çoj me urgjencë në Tiranë”. Më çuan me ambulancë në Tiranë, sapo mbërrita më kanë futur direkt në sallën e o peracionit, nuk kam pritur asnjë minutë.

Ardit Gjebrea: Por ndërkohë kur ti ishe në Lushnje, e more vesh që e kishe humbur djalin?

Vasilika: Të gjithë e dinin përveç meje, unë s’dija asgjë.

Ardit Gjebrea: Po bashkëshorti?

Vasilika: Bashkëshortit nuk ia thanë në atë moment .

Ardit Gjebrea: Pra, vetëm ti dhe bashkëshorti nuk e dinit?

Vasilika: Jo, nuk e dinim.

Ndërkohë në mes të gjithë këtij problemi, dasmorët ishin ende në pritje, ndërsa Vasilikës, për mos ta shqetësuar në gjendjen ku ndodhej, i thanë se fëmija ishte mirë. Lajmin e hidhur ajo do ta mësonte një ditë më vonë.
Ardit Gjebrea: Shkoi burri, u bë dasma.

Vasilika: Dasma u bë, por dasma u bë pa nuse

Vasilika: Ai asnjëherë s’i humbi shpresat, isha unë që humba shpresën, isha unë ajo që thosha më mirë të kisha ikur bashkë me fëmijën sepse jam unë shkaktarja e kësaj gjëje.

Ardit Gjebrea: Ke veshur një fustan të bardhë dhe nuk duhet të qash tani, duhet të jemi të lumtur. Nejse, edhe nuset qajnë.

Vasilika: Qajnë edhe nga gëzimi.

Ardit Gjebrea: Ti kur qave nga gëzimi, në cilin moment?

Vasilika: Momentin kur unë ngela shtatzënë.

Ardit Gjebrea: Viti?

Vasilika: Në vitin 2015 unë marr vesh se jam shtatzënë.

Ardit Gjebrea: Kishe frikë në momentet e para?

Vasilika: Kisha shumë frikë, çdo lloj hapi të bëja, çdo gjë që bëja kisha frikë se mund ta humbja. Mendoja vetëm për keq, jo për mirë.

Ardit Gjebrea: Të gjithë tani presim të na thuash, u bëre nënë apo jo?

Vasilika: U bëra nënë. Për herë të parë, u bëra nënë e një vajze.

Më pas, në vitin 2019 Vasilika u bë nënë e një vajze tjetër, ndërsa tre muaj më parë, dëshira e saj e madhe për të pasur një djalë, u bë realitet.

Baby Boo