Aksidenti në Rramanli, hekurudhat mohojnë përgjegjësinë


Pas ngjarjes tragjike që ndodhi dje në fshatin Rramanli të Kumanovës ku tre persona humbën jetën si pasojë e goditjes nga treni, drejtuesi i Hekurudhave të Maqedonisë, Infrastruktura Irfan Hasani sqaroi opinionin se në kalimin ku ndodhi aksidenti në atë moment ka punuar shenja sinjalizuese, duke treguar për këtë edhe video nga kamerat e sigurisë.

Në këtë rast besoj se Prokuroria është ajo e cila më së miri do reflektoj dhe do të paraqes faktet. Njeriu i cili ka kaluar në moment në kalimin rrugë- hekurudhë nuk iu është përmbajt shenjave të sinjalizimit, ka kaluar në semafor të kuq në momentin kur semafori i kuq ka qenë i hapur dhe sirena me zë ka qenë e lëshuar. Njeriu i cili në këtë moment ka drejtuar makinën ndalet në mes të rrugës – tha Irfan Asani, drejtor i Hekurudhave të Maqedonisë.

Pavarësisht pohimeve të Asanit, banorët e Rramanlisë, vendbanimit ku ndodhi aksidenti, kërkojnë nga autoritetet që të përmirësojnë sinjalizimin e vendkalimeve në hekurudha.

“Nuk ka kush të punoj, kjo është kështu me vite. Pasi të ndodhin incidentet atëherë bëhet vonë. Këso raste ndodhin gati çdo vit. Duhet të ndërmerret diçka, mos të bëhet tepër por edhe ne vet populli i kemi fajet”

 “Populli duhet të jetë më sy hapur se këto raste mund të ndodhin gjithkund. Shihet që nuk ka tra hekurudhor, edhe kur kishte më herët kanë ndodhur këso raste, ndodhin prej pakujdesisë. Mendoj që munden ta bëjnë edhe më ndryshe sinjalizimin. Nuk besoj të ndodh sepse ky vend është i tragjedive. Është pakujdesia e shtetit, pa interesi i popullit dhe gjitha ndodhin këtu”.

“Unë kaloj shpesh si taksi nuk kam vërejtur sinjalizuesin të ndezur, nuk ka as tra hekurudhor, nuk është aspak e sigurt. Qëndrojmë, shohim dhe vozisim në mënyrë të kujdesshme, nëse kalojmë në shpejtësi mund të ndodh fatkeqësi. Nuk kanë kohë kompetentët ti sigurojnë rrugët, të kujdesen për rrugët dhe njerëzit”.

Tre viktimat nga Haraçina të cilët një ditë më parë u goditën nga treni u varrosën sot, ndërsa personi i katërt i lënduar nga ky aksident është jashtë rrezikut për jetën.

Elmedina Aliji   

Baby Boo