Syla tregon si mbeti tek kosovarët emri ‘sugar’ për djalin e vogël në familje


Analisti Valon Syla ka dhënë një sqarim interesant rreth asaj pse kosovarët i quajnë fëmijët e tyre “sugar”, që nga anglishtja i bie “sheqer”.

Syla ka thënë se kjo ka mbetur nga viti 1951 kur Presidentit i 33-të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Harry S. Truman, jepte ndihma pas Luftës 2 Botërore. Aso, kohe jepeshin ndihma si vezë, qumësht pluhur dhe sheqer me paketa.
“Aq shumë ju pëlqeu sheqeri kosovarëve, që djalin e vogël të shtëpisë filluan ta quanin, djalë sugar, ose e kam djalë sugar”, ka shkruar Syla nd⌂r të tjerash në Facebook.

Ky është i tij i plotë:
Sikur këto vakcina që i morëm ndihma nga Amerika, edhe pas Luftës 2 Botërore kemi marrë, vezë, qumësht pluhur dhe sheqer me paketa. Ishin ndihmat e Presidentit Truman nga viti 1951. Aq shumë ju pëlqeu sheqeri kosovarëve, që djalin e vogël të shtëpisë filluan ta quanin, djalë sugar, ose e kam djalë sugar. Kjo vjen nga paketa me sheqer ku me shkronja të mëdha në anglisht shkruante SUGAR, që i bjen sheqer anglisht.

Baby Boo