Sveçla: “Operacioni i sotëm ishte iniciuar nga një shërbim aleat, prokurorja e gjykatësi i rastit janë serbë”


Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë e operacioni i sotëm ka qenë në koordinim me bashkëpunëtorët ndërkombëtarë që është iniciuar nga një shërbim aleat.
Sveçla tha se nuk bëhet fjalë për aktivitet drejtuar qytetarëve serbë të Kosovës.

“Është një shërbim aleat që ka iniciuar këtë rast dhe në të njëjtën kohë ne jemi koordinuar me bashkëpunëtorët tonë të ngushtë ndërkombëtarë. Kështu që nuk bëhet fjalë për aktivitet drejtuar komunitetit serb në Kosovë. Pronari i barnatores ku ka pasur kontrabandë të niveleve të larta dhe ku hetuesit janë sulmuar, është shqiptar që është në kërkim. Nuk mundet as Vuçiq e as askush ta mbrojë Besim Zeqirin nga ligji i Republikës së Kosovës. Është barnatorja se ka ndodhur 20 metra në këtë anë apo këtë anë është irelevante. Ne do të vazhdojmë në zbatimin e ligjit kudo në Kosovë dhe ndaj çdo shkëlqesi të ligjit do të merren masat ligjore”, theksoi Sveçla.

Sipas Sveçlës, prokurorja e rastit është serbe, gjykatësi është serbë dhe shumica e pjesëtarëve të njësisë së reagimit të shpejtë në Mitrovicë janë serbë.
Ndërkaq, siç tha ai të kërkuarit dhe të arrestuarit janë shqiptarë.

“Ky operacion nuk është i drejtuar kundër asnjë nacionaliteti. Ky operacion është i drejtuar kundër kriminelëve që kanë kontrabanduar mallra në mënyrë ilegale në Kosovë. Prokurorja e rastit është serbe, gjykatësi i procedurës paraprake është serb, pjesëtarët e njësisë së reagimit të shpejtë në Mitrovicë të Veriut janë shumica serbë, shumica e të arrestuarve janë shqiptarë, shumica e të kërkuarve janë shqiptarë”, ka thënë Sveçla.

Baby Boo