Sulmohet me thikë futbollisti Ciro Immobile


Një episod i papritur i ka prishur qetësinë sulmuesit të Lazios, Ciro Immobile, i cili po kalonte pushimet në plazh së bashku me bashkëshorten, fëmijët dhe miqtë e tij në Francavilla al Mare të Chietit.

Rreth orës 14 të së shtunës, një person, pas një grindjeje në plazh me miqtë e futbollistit të Lazios, u përpoq t’i afrohej Immobiles me një thikë në dorë.

Më e keqja është evituar falë ndërhyrjes së disa të pranishmëve, që duke i paraprirë asaj që mund të ndodhte, e kanë ndaluar shpejt agresorin, i cili më pas u largua nga vendngjarja.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë shumë shpejt edhe forcat e rendit, që kanë rindërtuar skenën.

Megjithatë, pak pas orës 16 gjithçka i është kthyer normalitetit dhe Immobile ka vijuar pushimet e tij buzë plazhit.

Baby Boo