Kapet me drogë dhe veturë të falsifikuar, arrestohet 36-vjeçari nga Bogovina e Tetovës


Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, djembrëma (07-mars) rreth orës 22.00 në Bogovinë të Tetovës, kanë privuar nga liria 36-vjeçarin L.Z. nga ky fshat për arsye se gjatë kntrollit të kryer ndaj tij tek ai është gjet dhe konfiskuar kokainë. Gjithashtu, për shkak të dyshimit se buron nga një vepër penale “falsifikim”, nga ai përkohësisht është konfiskuar vetura “audi” me shenjat e regjistrimit të Tetovës, të cilën ai e drejtonte. Personi në fjalë është mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të përgatiten parashtresa përkatëse.

Baby Boo