Su*lmohet këshilltari i BDI-së në komunën e Studeniçanit?!


Këshilltari i Bashkimit Demokratik për Integrim në komunën e Studeniçanit Izet Abdulla është su*lmuar verbalisht nga vizitës i kryetarit të komunës Azem Sadiki, ndërsa su*lmit fizik i ka shpëtuar vetëm për shkak se nuk ka ra pre e provokimeve.
Abdulla mes tjerash ka shkruar: Të nderuar qytetarë!Sot në hapësirat e Komunës së Studeniçanit nga ana e Komisionit Komunal Zgjedhorë isha i ftuar për ta pranuar çertifikatën për zgjedhje të anëtarit të këshillit komunal. Me keqardhje Ju njoftoj se në vend që të jetë ditë solemne për mua ishte dita më e keqe në jetën time për shkak se në korridorin e komunës shoferi i Azem Sadikit mu vërsul më fjalët më fyese që ekzistojnë nga mllefi i rezultatit që ka dalë në zgjedhjet lokale në vendbanimin tim. Su*lmit fizik i shpëtova për pak dhe un isha ai që nuk rash preh e provokimit të personit në fjalë pasiqë konsideroj se në këshillin e komunës do të duhet t’i përfaqësoj interesat e gjithë popullatës padallim përkatësisë partiake. Rastin e kam paraqitur në stacionin policor Draçevë dhe dëshiroj t’ju informoj se thellësisht jam prekur nga shkaku se nuk jam sulmuar unë si individ por janë sulmuar rreth 1800 votues të Listës së Bashkimit Demokratik për Integrim. Izet Abdulla – këshilltarë komunal.

Baby Boo