Ndryshe nga të tjerët, ky mërgimtar e merr me sportivitet: Tregon se vëllai nuk e thirr më “shaci” por “gërnaq”


Një mërgimtar e ka marrë me sportivitet fjalën që gazetari Valon Syla po e përdor për një pjesë të diasporës, pra fjalën “gërrnaq”. Personi që e sulmoi fizikisht gazetarin Syla ditë më parë, ishte një mërgimtar nga Zvicra. E pikërisht arsyeja e su*lmit ishte se pse Syla i quajti një pjesë të diasporës “gërrnaqa”.

Mirëpo ka të tjerë që këtë e kanë marrë me sportivitet, siç bëhet fjalë për Bujar Mulin.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Muli ka treguar se vëllai i tij e ka regjistruar numrin e tij në telefon si “Gërnaqi Zvicër”.

Tutje, Muli me shaka ka shkruar se kurdo që do të takohet me Sylën do t’ia jap tre çapraze kokës. Ndryshe, të martën në mes të ditës në një rrugë në kryeqytet, gazetari Valon Syla është su*lmuar nga një mërgimtar. Ai është arr*estuar dhe ndaj tij Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar që të caktohet masa e parabu*rgimit prej një muaji.

Më poshtë postimi i plotë i tij:
https://www.facebook.com/HulkufromKosovo/posts/1027171284431473

Baby Boo