Sulmohet gazetari Nevrij Ademi nga një shitës cigaresh


Sot rreth orës 11.00 afër Tregut të Gjelbër të Tetovës, një shitës ilegal i cigareve ka sulmuar gazetarin e TS, Nevrij Ademi në orarë të punës. Sulmi fizik dhe verbal ka ardhur si pasojë e një lajmi për shitjen e cigareve pa bendorolla që është publikuar në portalin TS ditë më parë. Shitësi i cili shihet duke sulmuar gazetarin Nevrij Ademi thotë se policia pas lajmit të publikuar ia ka konfiskuar mallin dhe i ka shkaktuar dëme materiale.
Pas këtij sulmi rasti është paraqitur në polici, në prokurori dhe në ambasadat e vendit. Policia pritet të merr masa urgjente për këto sulme./TS/

Baby Boo