Ndërtohet këndi i lojërave por mungojnë asistentët arsimor


Në këtë mënyrë loznin nxënësit e shkollës fillore “Faik Konica” në Radushë të Komunës së Sarajit. Për herë të parë u hap një kënd i lojërave inkluziv që është i adaptuar edhe për nxënës me nevoja të posaçme. E ajo që mungon janë asistentët arsimor ku në këtë shkollë që është i angazhuar vetëm për një nxënëse për të cilën TV Klan kishte raportuar kohë më parë për Hanën e cila tashmë është klasa e dytë.

E për mungesën e asistentëve personal kryetari i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti nuk deshi të përgjigjet, por fjalën i’a dha drejtorit të shkollës. Kryetar mua më intereson për asistenët arsimor që janë të angazhuar nga Komuna, në këtë shkollë ka vetëm, një asistent ndërsa ka 5 nxënës me nevoja të posaçme. Nëse nuk gaboj….

”Drejtori le të përgjigjet. Në shkollën tonë ka dy të cilët kanë marrë dokumentacion mirëpo për një kemi fituar asistent ndërsa edhe për një nxënëse tjetër jemi në procedurë. Shpresoj se do të ketë asistent personal edhe për nxënësit e tjerë.

Edhe sa nxënës i keni?
Momentalisht i kemi edhe dy nxënës që duhet të kenë asistent mirëpo ky asistenti që është tash do të mbuloj edhe nxënës të tjerë”. Këndi i lodrave është realizuar me ndihmë e organizatave joqeveritare, fonacioneve dhe Bashkimit Evropian./KlanMacedonia/

Baby Boo