Sulmohet fizikisht shkupjani në shesh


Mbrëmë, pak pas mesnate, në orën 00.45, 54 vjeçari A.V. nga Shkupi ka lajmëruar se me 09.05.2018 rreth orës 23.15 në bulevardin “Ilinden” fizikisht është sulmuar nga dy persona të panjohur, transmeton Almakos.

“Paraprakisht, rreth orës 23.00 në rrugën “Orce Nikolov”, njëri prej dhunuesve duke drejtuar veturën e tipit “Pezho” ia ka ndërprerë rrugën paditësit dhe ka nisur një zënkë verbale me të”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit./Almakos/

Baby Boo