Sulmohet e punësuara në një qendër tregtare në Shkup, i vidhen sende me vlerë


Më 14.12.2023 në Shkup, zyrtarë policorë nga NJPB Qendër dhe Bit Pazari i kanë privuar nga liria A.Q.(32) dhe A.B.(35), të dy nga Shkupi. Ata dyshohet se rreth orës 19:30 në një objekt afarist në një qendër tregtare në zonën e Qendrës, kanë sulmuar fizikisht punonjësen dhe i kanë marrë disa sende. Prona e vjedhur i është gjetur dhe i është kthyer pronarit, ndërsa personat janë ndaluar në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës.

Baby Boo