Su*lm ndaj Policisë së Kosovës në pikat kufitare në veri, flet ministri i Brendshëm


Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla sot në një konferencë të jashtëzakonshme ka bërë të ditur se sot në orën 7 e 20 ka ndodhur një su*lm ndaj policisë, që kanë qenë për të realizuar ndërrimin në pikat kufitare. Ai ka thënë se ky është su*lmi i katërt në tri ditët e fundit. Sipas Sveçlës, zyrtyarët policorë janë su*lmuar derisa po shkonin për të realizuar ndërrimin. Ai ka thënë se ata janë su*lmuar me gra*natë dore dhe ka*llash.

“Në veri rreth orës 7 e 20 ka ndodh një su*lm ndaj Policisë së Kosovës të cilët kanë qenë duke shkuar për të realizuar ndërrrimin në pikat kufitare. Ky su*lm tashmë i faktuar me gr*anatë dore dhe AK47 si një akt te*rrorist është bërë me qëllim të zyrtarëve policorë dhe gjithë qytetarëve të Kosovës.

Grupe të ndrysme në tri ditët e fundit kanë realizuar katër su*lme në atë zonë. Su*lmii parë ka ndodh, apo tentim su*lmi duke vendos iriqa metalik në rrugën nacionale, në kohë përafërsisht të njejtë me su*lmin e sotëm, që të pamundësojnë punën e Policisë së Kosovës.
Su*lmi i dytë me gurë. Su*lmi i tretë ka ndodh mbramë, ku është gjuajtur me ar*më zjarri dhe sot siç thash edhe më herët drejtpërdrejt janë godit dy veturat që transportonin zyrtarët policorë”, ka deklaruar Sveçla.

Baby Boo