Sulm me armë në Gjermani, 4 viktima, mes tyre edhe një fëmijë


Katër persona, përfshirë këtu edhe një fëmijë, kanë humbur jetën pas disa të shtënave ditën e sotme në Gjermani. Mediat në vend raportojnë është vënë në pranga një ushtar që besohet se ka lidhje me sulmin.

Shkaku që ushtari ka hapur zjarr nuk dihet ende.

Policia u njoftua mëngjesin e së premtes pas të shtënave në një banesë në Westervesede, në një bashki në Scheessel. Banesa është tashmë e rrethuar nga kordoni i policisë.

Pas sulmit, ushtari i cili ishte pjesëtar i Bundeswehr, forcave të armatosura gjermane, u vetdorëzua në polici.

Të shtëna u regjistruan e në Bothel, pranë distriktit Rotenburg por sipas policisë mbetet ende e paqartë nëse ka ndonjë lidhje mes dy skenave të krimit.

“Motive që janë të lidhura me familjen nuk përjashtohen,” tha policia në një njoftim për shtyp.

Baby Boo