Zaev: Nuk ka opsion më të mirë se mësimi me prani fizike


Kryeministri Zoran Zaev ka uruar fillimvitin shkollor.
Ka vlerësuar, se ky vit është një vit i kthimit në normalitet dhe përmbushjes së zbrazëtirës së krijuar nga masat restriktive dhe mësimit online gjatë vitit të kaluar.

Nuk ka opsion më të mirë se mësimi me prani fizike, ka shtuar Zaev, ndërkaq ka theksuar edhe sot se për zhvillim më të mirë psiko-social të nxënësve, zgjidhja më e mirë është kthimi i nxënësve në bankat shkollore.

“Nuk ka dyshime se hapja e shkollave, për mësim me prani fizike është vendim më i dëshirueshëm për të gjithë që duan zhvillim psiko-social të nxënësve. Të gjithë shumë humbëm vitin e kaluar, duke u përballur me pandeminë që e kaploi tërë botën. Dua që t’i falënderoj të gjithë mësuesit dhe sigurisht edhe prindërit të cilët u përballën me sfidat e mësimit online dhe nuk lejuan që fëmijët të humbasin nga arsimi. Tani është koha ta plotësojmë të gjithë atë që nuk arritëm të zhvillojmë gjatë masave restriktive. Nuk ka opsion më të mirë se mësimi me prani fizike. Këtë e thonë mësuesit, nxënësit organizatat që merren me shëndetin psiko-fizik të fëmijëve dhe për këtë u përkushtuam në atë çfarë është më e rëndësishmja – për kthimin e nxënësve në bankat shkollore”, tha Zaev

Baby Boo