Sugareski: Zgjedhje sapo të krijohen kushte shëndetësore dhe nuk do të jenë të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve


Opozita qëllimisht ik nga zgjedhjet, ndërsa ne konsiderojmë se duhet të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare sapo të krijohen kushtet shëndetësore dhe nuk do të jenë të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve, porositi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski.

“Opozita qëllimisht ik nga zgjedhjet. Për ne më me rëndësi është shëndeti i qytetarëve. Duhet fillimisht të shihet deri kur do të vazhdojë gjendja e jashtëzakonshme. Me lërimin e masave të cilat po ndodhin dhe do të ndodhin javën e ardhshme, dhe kur do të krijohen kushte, jemi të mendimit të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, deklaroi Sugareski gjatë inspektimit të sotëm të punëve në rrugën rajonale Prilep-Topollçan-Manastir, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Jemi të mendimit të ketë zgjedhje kur do të krijohen kushtet, shtoi , sepse, mos dhashtë Zoti , nëse ka pik të ri të infektimit, do të pamundësohen të mbahen edhe zgjedhjet e rregullta.

Baby Boo