Suedia sot hoqi kufizimet për udhëtarët nga Maqedonia


Suedia sot hoqi kufizimet për udhëtarët nga Maqedonia të cilët mund të hyjnë zyrtarisht në vend me një test negativ PCR, si dhe një certifikatë të vaksinimit ose dëshmi se kanë kaluar koronavirusin.

“Nga 24 qershori, do të hiqet ndalimi i udhëtimit për Serbinë, Shqipërinë, Libanin, Maqedoninë e Veriut, Shtetet e Bashkuara, Makao, Hong Kong dhe Tajvanin”, deklaruan qeveria suedeze.
Udhëtarët këshillohen që gjithmonë të konsultohen me ambasadën dhe të informohen plotësisht për rregullat e zbatueshme për vendin e origjinës.

Suedia njeh një test negativ antigjeni ose PCR, një certifikatë vaksinimi ose dëshmi se e kani kaluar koronavirusin.

Baby Boo