Styhet seanca “Titaniku”


Në Gjykatën Penale për sot ishte paraparë që të mbahej seancë e re për lëndën “Titanik”, që është lënda e parë e Prokurorisë Publike Speciale(PPS).

Përpos ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, në këtë rast akuzohen ish-funksionarët Martin Protugjer, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stano Kournovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marijan Nakeski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.

Të njejtët dyshohen nga PPS-ja për bashkëpunim kriminal, shkeljen e së drejtës së zgjedhjes, shkeljen e lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrimin e materialit zgjedhor dhe për keqpërdorim të mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore në vitin 2012.

Gjykatësi Osman Shabani para të gjithë të akuzuarve njoftoi se seanca e sotshme shtyhet për shkak se Gjykate e Lartë dhe Gjykata e Apelacionit ende nuk i kanë dorëzuar përgjigjet për kërkesën që të largohet kryetari i Gjykatës së Apelacionit dhe zëvendësi i tij, ku për këtë shkak seanca u shtye për më 9 maj.

Seanca paraprake u shty sepse ende nuk kishte zgjidhje për kërkesën e avokatëve të të akuzuarve të shkarkohet këshillit gjyqësor, kryetari i Gjykatës Penale dhe dy gjykatës nga Apeli.

Baby Boo