Sipas rezultateve të një studimi shkencor 40-vjeçar, marrja në mënyrë të rregullt e pushimeve mund të zgjasë jetëgjatësinë tuaj. Meshkujt që morën tre javë ose më pak pushime kishin 37% më shumë probabilitet për të vdekur se ata që kishin marrë më shumë se tre javë pushim.
Dështimi për t’iu larguar stresit të përditshëm të zyrës largon mundësinë për të ngrënë shëndetshëm dhe për të bërë ushtrime fizike. Sipas gjetjeve të fundit, ata që nuk marrin pushime rregullisht kanë tendencën të punojnë më gjatë dhe të flenë më pak, gjë që ndikon te shëndeti i tyre. Në Britaninë e Madhe, njerëzit që punojnë 5 ditë në javë kanë të drejtën të marrin 28 ditë pushimesh të paguara në vit. Kjo është ekuivalente me 5,6 javë pushimesh. Franca është më bujare në këtë drejtim, ku punëmarrësit që punojnë me kohë të plotë kanë të drejtë të marrin 30 ditë pushime të paguara në vit.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës është vendi i vetëm në zhvillim i cili nuk u garanton punonjësve të saj pushime të paguara. Megjithatë pjesë më e madhe e kompanive u ofrojnë punonjësve që punojnë me kohë të plotë, rreth 10 ditë pushimesh të paguara në vit. Hulumtimi i Universitetit të Helsinkit analizoi jetën e 1222 drejtuesve të moshës së mesme, nga viti 1919 deri në vitin 1934. Ata u rekrutuan për studimin shkencor mes viteve 1974-1975 dhe u vëzhguan për 40 vitet e ardhshme. Pjesëmarrësit kishin të paktën një faktor rreziku për sëmundjet kardiovaskulare – si duhanpirja, hipertensioni, kolesteroli i lartë, trigliceridet e larta apo intoleranca ndaj glukozës.