Muhamed Zekiri godet biznismenin e afërm me VMRO-DPMNE-në


Orce Kamçev, biznesmeni nga Shkupi i njohur për afërsinë me ish drejtorin e policisë sekrete, Sasho Mijallkov, ka shprehur përkrahje për referendumin e 30 shtatorit. Kjo mbështetje ka habitur opinionin, ku janë paraqitur komente se ai po tenton të amnistohet për bashkëpunimin me qeverisjen e kaluar. Më i drejtpërdrejtë ka qenë deputeti dhe nënkryetari i LSDM-së, Muhamet Zeqiri, i cili e ka porositur Kamçevin se nuk mund t’i ikë përgjegjësisë për “veprat kriminele”.

“Orce Kamçev dhe të ngjashmit me të, është më së miri të heshtin dhe të përgjigjen për të gjitha krimet që ia kanë bë Maqedonisë dhe qytetarëve të saj!!! Mund të thoni çka të doni, por nga PËRGJEGJËSIA nuk mund të ikni!!!”, ka porositur Zeqiri.Gazeta Lajm

Baby Boo