Studenti i dalluar Ariton Rama e grisën çertifikatën si studenti më i mirë!


Nga studenti i dalluar Ariton Rama:

Sot vendosa ta gris ,çertifikatën si njëri ndër studentët më të dalluar në vendin tonë ( 2015) e ndarë nga ministria e arsimit dhe shkencës.
Sepse kjo çertifikat në vendin ku është thyerr meritokracia tashmë nuk ka as vlerë e as sens.

Fajsoj publikisht prindërit dhe profesorët e mijë që ndërvite më këshilluan dhe më mësuan që drejtësia ,përgjegjësia ,morali janë atribute që në vazhdimësi duhet t’i kultivoj gjatë gjithë jetës sime.Dhe që dimenzionet jetësore që kur nuk duhen tradhtuar madje duhet sakrifikuar për ato janë Zoti,atdheu,familja dhe shoqëria.

Por e harruan në një fakt vetëdijsimin për parapregaditjen time ,nëse i aplikoj parimet e lartpërmenduara do ngelem pa opcion veprimi mbrenda një shoqërie të margjinalizuar deri në palcë në krim ku kanë tradhtuar gjithçka në emër të paras dhe luksit, me një elitë intelektuale që një pjesë I shërben krimit politik, dhe një pjesë ngelet e heshtur nga frika.
Pra jemi pro një shoqëria makiaviliste .
Këto ditë disa agallar po festojmë ndryshimin e emrit por ku mbeti mbiemri pra karakteri I këtij vendi ku çdo ditë ajka e së ardhmes iku në Gjermani sepse ishin të lodhur duke ndëgjuar politikanët nga çdo tabor për integrime europiane ,një pjesë e të rinjëve ambicioz punojnë në pompe benzine duke ja mbushur xhypin me naftë me çmim të 4fishuar ,fëmijëve të funksionerëve që posedojnë kartela qeveritare dhe që janë nëpër borde e ndryshme ku thithin çdo ditë fondin publik,poashtu ka edhe disa prej tyre që mbledhin thana,mana,qershia nëpër malet e sharrit vetëm e vetëm t’i shesin për të mbijetuar pa qka nëse ndershëm dhe sukseshëm kan kryer studimet e mjekësis por jo të partis.

Jemi duke jetuar në një mentalitet me sistem të kalbur,ku edhe nëse je pjesë e reagimit nuk ke mbështetës madje as nga njerëzit më të afërt të idealit, ose nëse je I heshtur automatikisht je pjesë e sistemit të kalbur ose kritikohesh nga njerëzit që thellësisht janë pjesë e sistemit dhe shiten si intelektual të pavarur.

Më duket është rradha ime ta mbush valixhen ,dhe të mësoj frangjisht jo si magjistër I shkencave politike për integrime europiane po për një punë si kamarier ose murator në Francë sepse atje po më presin shokët .

Këtu edhe vllau edhe shoku edhe e dashura edhe profesori edhe mjeku edhe presidenti të shikojnë këpucën dhe orën ,varësisht nga kjo të tregojnë sa dhe ku dhe kur do të qëndrosh,të jetosh ,të duash apo të të dojnë.

Luksi mbyti nderin.
Andaj nuk më duhet kjo çertifikat .
Sepse në vendin tim gjithçka shitet mandje shitet shumë lirë!

Baby Boo