Taravari: Në tubimet partiake nuk respektohen protokollet për mbrojtje


Kryetari i Komunës së Gostivarit dhe Sekretar i përgjithshëm i partisë Aleanca për Shqiptarët, Arben Taravari paralajmëron për përkeqësimin e situatës me pandeminë në vend pas zgjedhjeve dhe si shkas për këtë e theksoi mosrespektimin e protokolleve për mbrojtje kundër përhapjes së virusit gjatë fushatës parazgjedhore.

“Përshtypja ime është dhe për fat të keq mund të konstatoj se pothuajse askush nuk i përmbahet protokolleve. Personalisht dhe në partinë ku jam anëtar, e respektojmë dhe ruajmë distancën e përcaktuar ndërmjet karrigeve, por përsëri ka një grupim njerëzish dhe kjo është shumë shqetësuese. Ky fenomen është i pranishëm jo vetëm në Gostivar, por edhe kudo në vend. Sjellja gjatë fushatës do të japë rezultatet brenda një muaji”, tha Taravari.

I pyetur për një koment më të saktë për çfarë rezultate mendon, ai theksoi se kjo i referohet rritjes enorme të numrit të personave të infektuar me koronavirus dhe komentoi se pas zgjedhjeve përveç deputetëve të rinj do të kemi edhe shumë më tepër pacientë të rinj.

Baby Boo